Emilia Clarke ka thënë se ka përdorur një aplikacion për të gjetur dashurinë.
Aktorja 34-vjeçare thuhet se ka krijuar një profil në aplikacionin “Raya”, i cili synon të pasurit dhe të famshmit duke mundësuar njohjen e njerëzve të rinj.
Sipas një burimi për ‘The Sun’ gjatë karantinës, aktorja ka përdorur programin bashkë me disa miq të saj.
Një burim ka thënë: “Ajo kohët e fundit fshiu profilin e saj pasi nuk ishte ajo që shpresonte të ishte”.
Ndryshe, Emilia ka qenë e lidhur me regjisorin e filmit Charlie McDowell, si dhe James Franco dhe Seth MacFarlane.
Theksojmë se, aktorja e serialit ‘Game of Thrones’ së fundi ka treguar se nuk ka asnjë ndërhyrje estetike dhe kur është pyetur për kujdesin e lëkurës i janë sugjeruar produktet estetike por ajo nuk ka pranuar përdorimin e tyre.
Emilia Clarke, shpesh shfaqet natyra dhe nuk heziton t’i tregojë rrudhat dhe disa defekte normale në fytyrën e saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/11/auto_40223720-9340247-image-a-44_16152434758681615455181.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/11/auto_40224086-9340247-Opening_up_The_star_revealed_at_just_28_she_was_told_she_needed_-a-52_16152462062561615455184.jpg)