Tayna nuk e ka ndërmend të ndalet.
Tayna është emër shumë i suksesshëm në tregun muzikor shqiptar, e cila njihet për shumë hite.
Artistja, së fundi ka ndarë me ndjekësit një fotografi, përmes së cilës ka bërë të ditur se ka nisur punën për këngën e re.

“N’orar t’punes”, ka shkruar ajo sipër fotos, teksa aktualisht po e shijon suksesin e bashkëpunimit me Flori Mumajesin.
Më pastaj, ajo postoi tjetër foto, me të cilën tregoi se është lodhur nga puna për projektet e reja.

Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë kësaj radhe Tayna, këngët e të cilës priten shumë mirë nga fansat.