Nicole dukej mahnitëse në fustanin e çarë tek kofsha.
Nicole Scherzinger ka mahnitur fansat me një fustan joshës, që e veshhi përpara kthimit të saj në “The Masked Singer” në SHBA, shkruan The Sun.
42-vjeçarja zbuloi pamjen e saj të fundit pas ndalimit të shfaqjeve ndërsa u tha ndjekësve të saj në Instagram se sa “e ngazëllyer” ishte për sezonin e pestë të shfaqjes.

Këngëtarja Nicole tregoi fizikun e saj të përsosur me fustanin mahnitës me shkëlqim, i cili përmban një ndarje në njërën anë.
Ajo ngacmoi këmbët e saj të gjata, të nxira, ndërsa pozonte para kamerës, duke lejuar që fustani t’ia zbulonte njërën kofshë.
Fustani ishte i ngushtë në vijën e belit, teksa ia theksonte pjesën e pasme asaj.
Ajo e kombinoi fustanin me një palë taka, të cilat përputheshin me veshjen, ndërsa kishte vënë vathë diamanti dhe disa unaza.

Duke imituar stilin e aktores së Hollywood-it, Veronica Lake, gjykatësja e Masked Singer lëshoi flokët e saj të zinj dhe i tërhoqi në njërën anë.
Nicole ka qenë gjyqtare e versionit amerikan të The Masked Singer që nga debutimi i shfaqjes më 2019.
Ajo ulet në atë karrige së bashku me kolegët e tjerë panelistë, këngëtarin Robin Thicke, aktorin e humorit Ken Jeong dhe aktoren Jenny McCarthy.