Dhuratën e mori malli menjëherë për pushime.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ditë më parë shijoi në maksimum pushimet në një vend tropikal.
Artistja i mbajti të informuar ndjekësit vazhdimisht për çdo të re rreth saj, teksa solli fotografi të shumta në rrjete sociale.
Së fundi, ajo ndau disa imazhe të reja, përmes së cilave kujton ditët e bukura që i ka kaluar në atë vend.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/12/auto_091615561605.jpg)
Ajo u shfaq e veshur me bikini rozë njëpjsëshe, teksa në prapavijë kishte një pamje magjepsëse të vendit ku qëndronte.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/12/auto_071615561612.jpg)
Artistja tregoi linjat trupore dhe ngjyrën që e kishte marrë në pishinë, teksa po mbante disa lule në duar.