Kejvina erdhi atraktive në fotot e fundit.
Kejvina Kthella vazhdon të josh ndjekësit me fotografitë që i sjell kohë pas kohe në rrjete sociale.
Modelja, së fundi ka ndarë me ndjekësit imazhe atraktive, në të cilat shfaqet e veshur me fustan elegant.
Fustani i gjatë ia theksonte linjat trupore asaj, teksa pozoi pranë Kalasë në Shkodër.

Bukuroshja kishte lidhur flokët prapa, ndërsa fustanin e kombinoi me një palë vathë të mëdhenj.

Kejvina pranoi komente të shumta nga ana e ndjekësve, të cilët e komplimentonin atë për dukjen.