Me ardhjen e pranverës të gjitha mund të keni menduar të ndryshoni ‘look’ duke prerë flokët në modele të ndryshme.
Megjithatë kur jemi përballë pasqyrës zgjedhja bëhet më e vështirë kur duhet të qëllojmë në shenjë për të gjetur se cili model na shkon më shumë.
Nëse nuk e keni gjetur ende atë që ju përshtatet më shumë ne ju sjellim më poshtë disa nga prerjet më interesante të Dua Lipës, që ka guxuar jo pak herë më pamjen e saj.
Nga njëri model në tjetrin, Dua ka sjellë gjithmonë një standart të ri mode me guximin e saj që nga modeli dhe ngjyra, duke frymëzuar kështu shumë vajza të tjera.


