Këngëtarja e njohur Kida është ndër emrat më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare.
Artistja është aktive me këngë të reja, të cilat priten shumë mirë nga ana e publikut, ndërsa për të rejat rreth saj i informon fansat përmes rrjeteve sociale.
Së fundi, Kida ka ndarë me ndjekësit disa imazhe, në të cilat shfaqet e veshur me shumë stil.
“Unë jam duke krijuar jetën e ëndrrave të mia”, ka shkruar ajo, ndërsa pranoi komente të shumta nga ana e ndjekësve.
Kida kishte veshur një palë xhinse të gjera dhe një xhaketë të zezë, kurse flokët i kishte lidhur dhe mbante edhe syze të errëta.