E gjithë familja Salihu pa përjashtim janë të njohur dhe emra të komentuar në mediat rozë, nga këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli e deri te mbesat e nipat e saj.
Shyhretja së fundi është bërë përsëri gjyshe e një mbese, nga djali i saj Kujtimi dhe reja Learta, gjyshe e bukuroshes së vogël, Matina.
Learta e lindi vajzën në Gjermani dhe qëndori atje, deri sot kur u kthye në Prishtinë së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët.
E sigurisht tashmë është bërë e shpeshtë pritja madhështore në shtëpi e nënave me fëmijën e posalindur.
Familja Salihu duket se i kanë bashkuar forcat, për të mirëseardhur mbesën e tyre.


