Rihanna vendos trende të reja në botën e modës dhe kjo është pak, por e sigurt.
Me dhjetëra herë kemi parë Riri-n të shfaqet në publik me kombinime veshjesh që s’i kemi praktikuar më herët dhe boom, ditën tjetër të gjithë janë veshur si ajo.
Këngëtarja është vajzë me shumë stil, e cila s’na zhgënjen asnjëherë. Madje, look-u i saj në daljen e fundit publike tërhoqi vëmendje të madhe.
Këngëtarja kishte veshur pantallona jeshile, një pulovër me ngjyrë të fortë dhe një xhaketë lëkure. Ajo gjithashtu kishte një model të pazakontë flokësh – kurrizin e peshkut. Ky ishte një tjetër kombinim i guximshëm nga Riri.
Ajo u shoqërua gjatë një darke nga partneri i saj Asap Rocky, me të cilin po shijon prej disa muajsh lidhjen e dashurisë.
Burime pranë dyshes kanë thënë për People se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike dhe se deri më tani çdo gjë po ecën më së miri.
Ky konfirmim vjen pasi Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.
Pas projektit të përbashkët ata dhanë dhe një intervistë me njëri-tjetrin dhe A$AP Rocky u shpreh se pjesa më e vështirë e bashkëpunimit ishte se ai nuk mund të fokusohej dhe të qëndronte serioz para këngëtares.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/14/auto_auto_profimedia-0596910593-874x102416157266321615729597.jpg)