Dua Lipa me performancë mahnitëse në “Grammy”

Bota e Yjeve

Dua Lipa me performancë mahnitëse në “Grammy”

Më: 15 mars 2021 Në ora: 07:20
Dua Lipa

Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, ka shkëlqyer në mbrëmjen më të madhe të muzikës “Grammy Awards”. Ajo ka kënduar hitin “Levitating” dhe super hitin “Don’t Start Now”.

Lipa doli në skenë skenë me një fustan të ngjyrë rozë me një sfond surreal për të interpretuar "Levitating".

DaBaby u ngjit në skenë menjëherë më pas për të interpretuar vargun e tij për remiksin e këngës. Lipa, iu bashkua në skenë më vonë për të vazhduar interpretimin e këngës “Don’t Start Now”.

Komente të shumta pozitive ka marrë në rrjete sociale me performancën e saj.

 

Para ceremonisë ajo u shpreh se mundësia e performimit ishte diçka e jashtëzakonshme në kohët e vështira për shkak të pandemisë.

Triumfin e Harry Stylesit para Dua Lips dhe Taylor Swiftit për performancën më të mirë pop mediumi prestigjioz “NYTimes” e ka cilësuar si “zhgënjimin e parë të mbrëmjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat