Çiljeta Xhilaga së fundmi ka vendosur të na tregojë pak më shumë nga jeta e saj private.
Këngëtarja pak kohë më parë foli për të parën herë për marrëdhënien e saj 5-vjeçare me Alban Hoxhën, portierin e “Partizanit”.
Ndër të tjera, artistja tha se ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e të birit, Fernandos, sepse i vogli ka qenë vetëm 3 vjeç kur ai i është bashkuar familjes së saj.
Mirëpo, ç’raporte ka Çiljeta me motrën e Albanit, Ledën?
Ditën e sotme, ajo ka postuar në Instagram një video të shkurtër ku shfaqet në kafe bashkë me të, teksa në sfond dëgjohet që e thërret me përkëdheli “dudu”.
“E moj kunatë”, shkroi këngëtarja krahas postimit, të cilin e shoqëroi me emoji-n e një zemre të kuqe dhe me një emoji trëndafili të kuq.
Pak ditë më parë, Xhilaga na tregoi edhe se si shkon me vjehrrën, nënën e partnerit të saj.
Ajo publikoi një video në Instastory, në të cilën shihej vjehrra e saj duke gatuar, ndërsa Çiljeta dëgjohet duke i thirrur ‘muçi’.