Ylli shqiptar me famë botërore Dua Lipa në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammys” fitoi edhe një trofe.
Si një prej artisteve më të suksesshme të momentit në nivel global, Dua shkëlqeu edhe me paraqitjen, sigurisht nën markën “Versace” e cila është zgjedhja e Duas prej kohësh tashmë.
Muza e “Versace” pati veshur një fustan për të cilin, puna ka qenë kolosale.
“Ky fustan i ateliesë Versace mori 1500 orë për tu bërë dhe është i tëri i mbuluar me 55,000 kristalë. Dua Lipa, shkëlqeve mbrëmë” – shprehet Donatella në postimin e bërë.