Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Elvisi, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e tij të shumtë, të cilët kanë qenë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje rreth tij.
Të shumta kanë qenë pyetjet në lidhje me protagonistët dhe programin e “Për’puthen”. Një fans vendosi që ta pyeste në lidhje me Sindin, e cila pasi ai u largua nga reality show, i uroi shumë suksese.
“Vendimi i Sindit për të mos dalë bashkë me ty e tregoi që kurrë nuk të ka merituar”, i shkruan një ndjekës, të cili Loco i ktheu përgjigje menjëherë.
“Kush e tha këtë? Kush tha që mosdalja e Sindit i mbylli të gjitha? Kush tha që ne të dy “o bashkë, o me asnjë”? Jeta është e gjatë babush. Nuk merren vendimet e mëdha, thjesht për t’ju mbushur mendjen njerëzve”, u përgjigj Elvisi.
Duke qenë se në program, opinionisti Arjan Konomi ia ka përmendur herë pas here Locos se është i pashkollë, një fans e ka pyetur pikërisht rreth kësaj teme.
“Çfarë ke studiuar? Më bën përshtypje që ke qenë shumë vite në Greqi e je shumë i artikuluar në shqip”, i shkruan ndjekësi.