Ajo dhe motra e saj Gigi gjetën famë në pasarelë teksa e vazhdojnë edhe sot punën e tyre.
Të hënën, Bella Hadid publikoi disa pamje nga prapaskena e një sesion fotografik i fundit për Marc Jacobs.
Pas një serie fotografish që postoi në Instagram javën e kaluar, Bella ndau një tjetër montazh në të cilën po modelon me një fustan të zi të vogël dhe çizme argjendi deri në gju.
24-vjeçarja shihet duke pozuar përpara një ekrani të bardhë të ngritur në oborrin e një shtëpie.
Ajo shihet se ka shndërruar flokët e saj në bionde, teksa i valëviteshin gjatë fotosesionit.
Fustani me mëngë të shkurtra i ekspozoi kofshët dhe ajo mban doreza të gjata që përputhen. Çizmet me thembra në platformë janë me lidhëse dhe ajo mban një çantë me ngjyrë të verdhë.