Partnerja e Daniele Ruganit, Michela Persico, ka ndezur rrjetin me postimin e fundit.
Modelja e njohur italiane e cila është dhe gazetare njëkohësisht nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit e saj në “Instagram” një pjesë nga xhirimet e një seti fotografik, ku ajo është vetëm me të brendshme.
Persico surprizon herë pas here fansat e saj me fotot apo videot intime, ku sigurisht bien në sy format perfekte të 30-vjeçares.
Kujtojmë që ajo ka disa vite e lidhur me ish-mbrojtësin e Juventusit si dhe kanë një fëmijë sa bashku tashmë.