Rezarta Shkurta ka treguar se është shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxhën.
Gjatë një mini-interviste me ndjekësit është shprehur se vlerëson tek partneri sjelljen e tij, teksa shprehet se është “njeriu më i veçantë që ka njohur dhe e bën vazhdimisht ta dojë si në ditën e parë”.
“Çfarë të pëlqen dhe nuk të pëlqen tek Ermali?”– e pyeti një prej ndjekësve.

“Edukata që ka, është aq i sjellshëm me të gjithë sa e ke të pamundur të mërzitesh me të. Është njeriu më i veçantë që kam njohur, më bën vazhdimisht ta dua nga fillimi, si në ditën e parë”- u përgjigj biznesmenja dhe këngëtarja.
Ndërsa një tjetër e komplimentoi për bashkëshortin duke shkruar: “Je super femër, por atë burrin e ke … nuk e di domethënë ta pish në kupë.”
Rezarta Shkurta “shfaqi” shenja xhelozie, teksa iu kthye: “Ti fus një bllok kësaj”, dhe e shoqëroi me një emoji duke qeshur.
Ai foli edhe për momentet kur është demoralizuar. Këngëtarja tregoi se rasti i fundit ishte kur e gjithë familja e saj u infektua me COVID-19, por “e kapi veten për veshi dhe fshiu çdo gjë negative”, duke arritur të tejkalojë situatën e vështirë ku ndodhej.
Ndërsa i dha mesazh ndjekësve që të shikojnë të mirat që u jep jeta dhe të fshijnë me sukses çdo të keqe që kanë pranë.

“Patjetër që po! Kalova një gjendje të tillë para pak kohësh, kur kaluam COVID familjarisht. Të mbyllur, në situatë frike po më pas e kapa veten prej veshi dhe i futa një delete çdo gjëje negative, dhe i numërova vetes bekimet. Shikoni të mirat e jetës dhe fshihni me sukses çdo të keqe që keni pranë,”– shkroi Rezarta Shkurta.