Artisti i madh kosovar, Sabri Fejzullahu së shpejti do lansojë projektin e tij të ri.
Ishte djali i tij Ermali, i cili e ka publikuar projektin e ri të babait të tij.
Përmes një postimi në Instagram ai ka shkruar se së shpejti do të lansohet projekti i ri.
Si çdo projekt tjetër edhe në këtë, Sabri Fejzullahu i këndon dashurisë.
Sipas videos së publikuar klipi është përfunduar dhe këto ditë do jetë gati për publikim.
Ndryshe, kjo është kënga e parë e Sabri Fejzullahut për vitin 2021.