Rita do të jetë e ftuar në shoun e famshëm.
Këngëtarj shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka njoftuar fansat se do të jetë e ftuar në emisionin e famshëm.
Artistja ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, me të cilat paralajmëron performancën në “Ellen Show” me Ellen DeGeneres.
Rita për këtë paraqitje zgjodhi një fustan të bardhë, i cili është i hapur tek pjesa e këmbëve.
“Bashkohuni me mua në performancën shumë speciale në Ellen Show sot nga Teatri i Sidnejt. Të dua Ellen, faleminderit që më ftove dhe më dhe mundësinë të performoj versionin special për ty”, shkruan ajo.

Rita Ora së fundi ka sjellë versionin akustik të mini-albumit “Bang”, i cili po pritet mirë në publik.