Aktorja amerikane, Vivica A. Fox reflekton në karrierën e saj shumëvjeçare: Jam shumë krenare për atë që kam arritur

Bota e Yjeve

Aktorja amerikane, Vivica A. Fox reflekton në karrierën e saj shumëvjeçare: Jam shumë krenare për atë që kam arritur

Më: 17 mars 2021 Në ora: 13:57
Vivian Fox

Vivica A. Fox ka qenë një shtyllë kryesore në Hollywood për mbi 30 vjet, por artistja ndihet sikur karriera e saj sapo ka filluar.

Aktorja, regjisorja dhe producentja 56 vjeçare në një intervistë për Fox News, reflektoi për karrierën shumëvjeçare dhe për paraqitjen në disa filma të njohur.

“Kur shikoj bibliotekën time, unë them ‘ua ju keni bërë gjëra të mëdha. Kjo më bën aq krenare. Kam kaq shumë kujtime të mrekullueshme”, tha ajo. “Unë nuk marrë asnjë nga këto momente si të mirëqena”.

Image

Ylli i “Independence Day” gjithashtu reflektoi në këshillat që mori nga aktorja Pam Grier vite më parë, dhe se si e frymëzoi atë që të vazhdonte të shtyhej përpara dhe të mbante derën hapur për të tjerët.

“Unë bëra një intervistë vite më parë me Pam Grier ku duhet të intervistonim njerëz që i admironim”, kujton Fox. “Dhe ajo ishte aq e mirë me mua dhe unë po qaja gjithë kohën. Unë i thashë: ‘Ti je shumë e mirë. Nuk e dija që do të ishe kaq e mirë’. Ajo tha: ‘Është ajo që unë duhet të bëj. Tani po të kaloj pishtarin te ti. Dhe ti duhet të bësh të njëjtën gjë për brezin që do të vijë pas teje’”.

Image

Vivica pranoi se në fillim, ‘kurrë nuk mendoi’ se do të ishte një regjisore, por kur erdhi rasti ndjeu se ishte ‘kapitulli tjetër’ i saj.

Për sa i përket këshillave që do t’u jepte yjeve të rinj, këngëtarja amerikane beson se një karrierë e mirë ndërtohet me kalimin e kohës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat