Afërdita Dreshaj dje u bë nënë për herë të parë.
Këtë ndjenjë gëzimi këngëtarja po e shpreh bashkë me ndjekësit, duke publikuar imazhe të shumta.
Sot, përmes imazhit që ka postuar ajo ka treguar befasinë që ia ka realizuar motra e saj Jehona.
Me disa balonë të bardha dhe të kaltërta, djali i saj u prit në mënyrë të veçantë.
Theksojmë, ajo për djalin ka zgjedhur emrin Bly Sky.