Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i ka dhënë së fundmi vetes disa ditë të mira pushimi.
Ajo bashkë me shoqen e saj kanë zgjedhur Dubain në Emiratet e Bashkuara Arabe si destinacion, për të shijuar pak ditë relaksi larg aktiviteteve të zakonshme.
Reperja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka publikuar disa fotografi, përmes së cilave ka treguar momentet e këndshme që po shijon atje.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/20/auto_011616250709.jpg)
Ajo nuk ka hezituar të tregojë format e saj trupore në paraqitjet me bikini, teksa ka shijuar rrezet e diellit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/20/auto_01616250711.jpg)
Në një imazh me bikini, Loredana vazhdoi ta vërë në dukje faktin se është në formë të mirë fizike.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/20/auto_001616250712.jpg)
Ky pushim i saj vjen pas një pune të madhe që është bërë projektin e ri, që do të vijë së shpejti në bashkëpunim me partnerin e saj, reperin Mozzik.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/20/auto_0001616250714.jpg)
Media raportoi se dyshja janë në përfundim e sipër të një albumi të përbashkët, që do të shënojë rikthimin e tyre të përbashkët në muzikë pas një kohe të gjatë.
Dy reperët që për një kohë jetuan të ndarë, janë ribashkuar sërish, teksa më shumë se muzika i lidh prindërimi, për shkak se çifti janë prindër të një vajze të quajtur Hana.