Mila Kunis duket thuajse tjetër njeri në rolin e saj të fundit në filmin ‘Gour good days’, ku interpreton një vajzë të varur nga opioidet. 37-vjeçarja luan rolin kryesor e quajtur Molly, ndërsa Glenn Close luan nënën e saj.
Filmi është i bazuar në një histori të vërtetë dhe lidhet me një nënë, e cila ndihmon vajzën e saj, pra Kunis, të punojë gjatë katër ditëve vendimtare të rimëkëmbjes nga abuzimi i substancave të ndaluara.
Opioidet, të cilat përfshijnë kodeinë, morfinë dhe tramadol, përdoren për të pushuar dhimbjet e forta.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 17.000 njerëz humbasin jetën nga mbidoza e përdorimit të këtyre substancave.