Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që nuk heziton të eksperimentojë dhe ka një stil unik.
Fjala është për këngëtaren Dafina Zeqiri, e cila vazhdimisht bën ndryshime në dukje e po ashtu sjellë gjithnjë trendet e reja.
31 vjeçarja kësaj radhe shfaqet me flokë të shkurtra ngjyrë portokalli të errët, e në anën tjetër është rikthyer sërish në balluke.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/21/auto_051616324344.png)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/21/auto_061616324355.png)
Edhe me këtë ‘look’ të veçantë, krijuesja e hitit “Zili zili” duket në formë të mahnitshme.
Bukuroshja në anën tjetër po vazhdon të punojë mjaft shumë në prurje të reja dhe albumin “Dafinë moj”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/21/auto_041616324343.png)
Të fundit këngë e solli para pak ditësh dhe “Duro” me tekst e paraqitje të ndjeshme u prit shumë mirë.
Për vetëm pak ditë projekti ka kaluar shifrën e 4.3 milionë klikimeve.