Që kur u bë pjesë e emisionit “Për’puthen”, Ledjana u kthye menjëherë në një nga vajzat më të komentuara.
Ajo komentohet shumë në lidhje me marrëdhënien e saj me Mevlanin dhe sherret e shumta me Antonelën.
Por jo vetëm kaq! Thuhet se Ledjana është e lidhur jashtë programit me një djalë që është i burgosur dhe nuk ndodhet në Shqipëri.
Konkurrentja i ka hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Ndërsa së fundmi kanë nisur në rrjet të qarkullojnë foto ku tregojnë bisedat e Ledjanës me të dashurin e burgosur.