Sinan Hoxha dhe Andrra Destani mirëpritën të shtunën në jetë djalin e tyre të dytë.
Çifti i njohur zbuluan lajmin në rrjetet sociale, teksa ndanë me ndjekësit një foto të vogëlushit.
“E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot”– shkroi Andrra Destani krahas imazhit të djalit, të cilit u sigurua t’i mbulonte imazhin.
Dhe tani çifti kanë zbuluar emrin e të porsalindurit që ia ka zgjedhur pikërisht vëllai i tij i madh Ansi.
Ai publikoi një foto me të, teksa e mbante në krahë dhe shkroi: “Mirë se erdhe ne jetë, vëllai im i vogël Ayan.”
Sinan Hoxha tregoi se ishte Ansi që ia përzgjodhi emrin, pavarësisht nëse donin apo jo “të zotët e punës”.
“Deshëm, s’deshëm ne të zotët e punës, Ansi i vendos vetë emrin vëllait”- shkroi këngëtari, krahas fotos së dy djemve të tij.