Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati, ishte e ftuar speciale në studion e një nga emisioneve më të ndjekur italian të futbollit “Tiki Taka”, në “Mediaset 1”.
Bukuroshja shqiptare ka folur për pasionin e saj për sportin, ndërsa i ftuar ka qenë edhe djali i Diego Armando Maradonës. Aktorja dhe njëkohësisht prezantuesja e njohur ka marrë komplimentet e moderatorit të famshëm Piero Chiambretti, jo vetëm për paraqitjen e saj, por edhe për italishten e shkëlqyer që fliste.
“Vajza e Champions-it në Shqipëri shkëlqen. Edhe italishtja e saj është mbresëlënëse”, tha Chiambretti. Ndërkohë gjatë emisionit Murati ngacmoi të ftuarit pasi kishte sfiluar një modele në studio duke thënë: “Si ja bëni të flisni për futboll kur futen në studio femra kaq të bukura…?!”.

Eva shndriti në studion e “Tiki Taka”-s, me fustanin e kuq, tepër elegant, duke i dhënë një shkëlqim special kësaj mbrëmjeje, me bukurinë që rrezatone.
Vlen të theksohet fakti se Eva Murati është tifoze e Juventusit, teksa e ka shprehur hapur simpatinë për kampionët në fuqi të Serisë A.


