Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Alketa Vejsiu është gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private. Ajo rrallëherë publikon foto të familjarëve, fëmijët i shfaq jo gjithmonë me poortret ndërsa bashkëshortin e ka ruajtur gjithmonë diskret.
Mirëpo, së fundmi Alketa duket se ka bërë një përjashtim, lidhur me një tjetër anëtar të familjes. Bëhet fjalë për të atin e saj, me të cilin moderatorja ka bërë sot një xhiro me biçikleta.
Ajo nuk ka nguruar që këtë moment relaksues ta ndajë me ndjekësit në Instagram.
Mesa duket një ndër pasionet e Alketës është edhe natyra, që ka zgjedhur ta shfrytëzojë me babain.
