Ledri dhe Sara Hoxha janë padyshim një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar. Ata po e shijojnë në maksimum periudhën e bukur pas ardhjes në jetë të së bijës, Poem Blu.
Dyshja janë mjaft aktivë në rrjetet sociale ku ndajnë me ndjekësit momente me bebushen e tyre.
Së fundmi, Sara ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku i fton ata që t’i bëjnë pyetje, përgjigjet e disave i ka ndarë me fansat.
“Cila është fotoja jote e preferuar aktualisht e Poem Blu?”, i shkruan një ndjekës/e dhe Sara nuk ngurroi ta tregojë.
Mesa duket ajo që i ka pëlqyer më shumë blogeres qenka fotoja që Poem ka realizur para pak orësh me Ledrin.
“A ke pasur momente down pas lindjes?”, i shkruan një tjetër ndjekës/e.
“Shumë, por e di që thonë se çdo gjë kalon dhe harrohet? Shumë e vërtetë!”, i përgjigjet Sara.
Blogerja ndër të tjera ndau dhe një foto me bukuroshen Poem dhe na i shkriu zemrat të gjithëve.
Më herët bukuroshja na ka treguar mamanë e saj, e cila ka festuar ditëlindjen para pak ditësh.
Na bëri shumë përshtypje fakti që Sara dhe e ëma ngjajnë aq shumë me njëra-tjetrën, sa s’po u besonim dot syve.
“Të uroj gëzuar ditëlindjen e bukura ime.”- ka shkruar Sara krahas postimit.