Bella Hadid është ndër modelet që kohëve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar.
24-vjeçarja jo vetëm që ka qenë pjesë e shumë kampanjave të firmave të njohura, por është munduar që të rrijë afër edhe fansave të saj, shkruan Daily Mail.
Kështu, një fotosesion i ri është ndarë nga bukuroshja në rrjetin social Instagram, teksa shihet duke pozuar për markën “Hugo Boss”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/25/auto_051616658359.jpg)
Hadid shfaqej me një veshje unike, teksa pantallonat me bel të ulët I theksonin modeles barkun e sheshtë.
Krah saj ishte një model tjetër, me të cilin Bella rrinte tepët afër, ndërsa bënte lëvizje para kamerës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/25/auto_041616658357.jpg)
Ndërkaq, bukuroshja brune në vazhdimësi po mban të azhurnuar 39.9 milionë ndjekësit e saj, të cilët po e komplimentojnë në çdo imazh.