Irina Shayk nisi karrierën e saj si modele për herë të parë në vitin 2007 dhe që atëherë është kthyer në një ndër vajzat më të kërkuara në botën e modelingut.
35-vjeçarja vendosi që të ndante me ndjekësit në rrjete sociale disa imazhe të realizuara një vit para se ajo të bëhej e famshme duke u ngjitur nëpër pasarela të ndryshmem sipas “Daily Mail”.
Supermodelja shihet e veshur me të brendshme në ngjyrë krem, me flokë të kapura pas, dhe me një make up të lehtë, teksa pozon nga dhoma e një hoteli.
Në atë kohë, bukuroshja ishte vetëm 20 vjeç. Irina ka bërë një rrugëtim të gjatë në fushën e modës, që në momentin që fitoi konkursin e bukurisë “Miss Chelyabinsk 2004”.
Që nga ajo periudhë, Shayk ka marrë oferta të ndryshme për të bashkëpunuar me marka të profilit të lartë, si “Guess”, “Burberry”, “Versace” “Marc Jacobs”.
Irina është nënë e një vajze, Lea, e cila është 4 vjeç. Ajo erdhi në jetë nga marrëdhënia e modeles me ish-partnerin, Bradley Cooper.
Bradly dhe Irina qëndruan bashkë për katër vite nga 2015 deri në 2019.