Don Xhoni është reperi më i ri, i cili spikati në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit. Karantina nxorri në pah talentin e ri nga Drenica, i cili po i ngjit shumë shpejt shkallët e karrierës së tij. Freestyle-i “Make a pose” është bërë mjaft viral në rrjet duke thyer kështu kufijtë.
Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm anë e kënd botës publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit. Video e freestyle-it të tij në Youtube ka thyer rekorde klikimesh në Yoututbe! Që prej 11 dhjetorit e deri më tani, video e reperit i ka kaluar 30 milion klikime në Youtube!
Mirëpo gjithë këtë famë ai është gati ta harrojë nëse arrin të gjejë dashurinë e vërtetë në jetë. Ai ka njohur fansat me dy njerëzit e tij më të afërt, gjyshin dhe gjyshen. Kjo e fundit ka festuar dje ditëlindjen dhe Don Xhoni ka ndarë një video shumë të ëmbël, teksa shihet i shtrirë pranë gjyshes dhe i puth duart.
“Urime ditëlindja nana jem. Mos na lasht Zoti pa gjysha”, ka shkruar ai përkrah videos.

Më pas ka postuar një video të gjyshit dhe gjyshes që duken shumë të afërt me njëri-tjetrin.
“Në djall jeta e super starit. Unë zgjedh jetën e vërtetë”, ka shkruar Don Xhoni më pas.
