Shkenda Dubova u distancua për vite nga muzika, duke fokusuar të gjithë energjinë e saj në rrjetin e qendrave për dobësim, që rezultoi të kishin sukses të madh.
Por këngëtarja nuk harroi dashurinë e saj të parë, dhe së fundmi paralajmëroi rikthimin me anë të një postimi në Instagram.
Kësaj here ajo nuk vjen solo por në bashkëpunim.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/27/auto_Screenshot_15-121616857750.jpg)
Këngëtarja po bashkon forcat me Besat Sllamnikun i njohur për këngën “Një dashni”.
Sipas postimit të Shkendës, kënga e re do të titullohet “Si dikur” dhe lansohet së shpejti.