Miley Cyrus është fotografuar shumë e afërt me këngëtarin YungBlud në një lokal nate.
Këngëtarja u pa duke konsumuar birrë dhe duke flirtuar me muzikantin britanik, i cili është 23 vjeç, raporton “Daily Mail”.
28-vjeçarja nisi të konsumonte alkool katër muaj, pasi deklaroi se ka qenë esëll.
Pas disa minutash nën shoqërinë e njëri-tjetrit, dyshja shkëmbeu edhe një puthje në buzë.
Miley prej një kohe të gjatë konsumonte edhe drogë, por kohët e fundit gjatë një interviste zbuloi se kishte hequr dorë nga kjo.
Romanca e re e Miley me Yungblud është lidhja e saj e parë që kur u nda nga aktori Aussie Cody Simpson gushtin e kaluar, 10 muaj pasi ishin lidhur për herë të parë në verën e 2019-ës.
Simpson ishte lidhja e parë afatgjatë e Cyrus pas divorcit me burrin Liam Hemsworth, i cili erdhi pas gjashtë muajve, në verën e vitit 2019. Më pas, ajo nisi një romancë të shkurtër me Kaitlyn Carter, menjëherë pas ndarjes nga Hemsworth.
Cyrus ka pranuar se mund të dalë edhe me femra edhe me meshkuj.