Ditëve të shtatzënisë po i vjen fundi dhe shumë shpejt, çifti shumë i njohur për publikun, Fero dhe Arbenita Ismajli, do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.
Në muajin shkurt, u zbulua shtatzëninë e Arbenitës, duke publikuar një foto të sajën me barkun e rrumbullakosur, që konfirmonte pritjen e ëmbël.
Kjo foto u shkrep gjatë ceremonisë së kurorëzimit të tyre, të cilin u munduan ta mbajnë sa më të fshehtë.
Me zbulimin e lajmit të pritjes së ëmbël, Arbenita dhe Fero vendosën të mos fshihen më, teksa modelja ka publikuar herë pas here në llogarinë e saj në Instagram poza me barkun e rrumbullakosur.
Madje, Fero ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës që po presin të vijë në jetë. Ai dhe bukuroshja do të bëhen me vajzë, të cilën jemi të gjithë kuriozë ta shohim.

Mbrëmjen e sotme, Arbenita na “bombardoi” në Instagram me foto të vjetra nga galeria e saj, ndërsa mes tyre ishte edhe një foto e ekos së bebushes, që na i shkriu zemrat.
Eko e foshnjës është bërë që në shtator të vitit të kaluar, kur vajza e tyre ishte ende duke u formuar në barkun e mamit, ndërsa askush s’e dinte për shtatzëninë e modeles.
Gjithashtu, Arbenita “na qerasi” edhe me një tjetër foto me barkun e rrumbullakosur, të cilën s’e kishim parë më herët.
Duket se ajo po i shijon në maksimum këto ditë dhe padyshim do të jetë mami më seksi në qarkullim!
