Blogerja e njohur mori gjithë vëmendjen me daljen e saj në publik.
23-vjeçarja tregoi elegancë me një fustan të bardhë dhe me gëzof po ashtu një pallto që përputhej derisa darkonte në një restaurant.
Pas një nate jashtë, entuziastja e bukurisë postoi një imazh në Instagram për të treguar një fytyrë të freskët pa grim.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/28/auto_0991616916341.jpg)
Megjithëse ajo ishte kritikuar në të kaluarën për të qenë një entuziaste e zjarrtë e gëzofit, themeluesja e Kylie Skin dukej se ndryshoi shijen e saj duke zgjedhur një dukje me të.
Ajo i ekspozoi këmbët e famshme me një mini fustan të bardhë me një pallto dramatike në të njëjtin material.
Kylie kombinoi veshjen me këpucë elegante që paraqisnin zinxhir argjendi me detaje rreth kyçit të këmbës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/28/auto_981616916343.jpg)
Ajo vazhdoi t’i shtonte shkëlqim ansamblit me një çantë kristali të shndritshme dhe rrathë të mëdhenj diamanti.
Jenner lejoi që veshja e saj të bënte pjesën më të madhe të punës pra të bie më shumë në sy derisa dukjen e flokëve e kishte më të vogël.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/28/auto_971616916345.jpg)
Kylie flokët i kishte kapur në pjesën e poshtme të kokës duke i ndarë në mes ndërsa në veshë mbante disa vathë argjendi.