Gjatë ditës së djeshme, në rrjet qarkulluan foto e video të moderatores Bora Zemani në fillimet e karrierës së saj, 10 vjet më parë.
Dikur, ajo ishte bjonde, kishte shumë kilogramë më pak dhe prezantonte motin.
Bora ka vendosur të kthehet edhe 10 vite të tjera pas në kohë, duke na treguar fotot e saj të rralla të 20 viteve më parë.
Moderatorja shfaqet në poza të ndryshme në moshë të vogël dhe në të gjitha fotot vërejmë të njëjtin portret të ëmbël, të cilin e ruan edhe sot.