Rep-artistja përmes disa postimeve të saj u komentua se po pret fëmijën e dytë.
Megjithatë sot, Loredana Zefi postoi fotografi në storien e saj në Instagram duke treguar barkun teksa siç duket mohoi thashethemet.
Sidoqoftë, reperja e njohur në tregun gjerman përveç se komentohet për jetën e saj private merr vëmendje edhe me stilin e veshjes.
24 vjeçarja sapo ka ndarë imazhe të reja veshur më shumë stil ku i dominon ngjyra e kuqe.
Me një palë xhinse, këmishë dhe një jelekë me ngjyrë të zezë ajo po duket shumë bukur. Loredana e kombinoi dukjen me një kapelë dhe një palë çizme dy ngjyrëshe të kuqe dhe të zezë.
Natyrisht se nuk i mungoi makijazhi i lehtë dhe bizhuteritë teksa në njërën nga fotot u shfaq e buzëqeshur.
