Jason Derulo dhe e dashura e tij, modelja Jena Frumes, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Këngëtari zbuloi se do të bëhet baba, në një video romantike të publikuar në Instagram, ku shihet duket ecur në një plazh në Bahamas krahas partneres, që i duket barku i rrumbullakosur.
Në një moment, ai shihet duke puthur barkun e modeles, ndërsa në fund të klipit shihet e shkruar në rërë: “Do vijë së shpejti!”.
“Nuk mund të isha më i emocionuar për kapitullin e ri të jetës sonë”- shkroi ylli muzikës krahas videos.
Çifti janë në një lidhje prej gati një viti. Në një intervistë për Page Six vitin e kaluar, këngëtari tha: “U takuan në një palestër pak para izolimit.”
31-vjeçari Jason Derulo foli për planet për tu bërë baba duke thënë: “Po e arrij atë moshë, ju e dini çfarë po them!”