Kim Kardashian është rikthyer sërish në “SKIMS” për të promovuar linjën e re të të brendshmeve.
Bukuroshja brune ka realizuar një fotosesion të ri, për të cilin u komentua shumë në rrjet.
40-vjeçarja të njëjtat i ndarë në rrjetin social Instagram, duke marrë vëmendje me fizikun e formësuar.
Derisa merrte poza para kamerë, Kim u vërejt e veshur me të brendshme me ngjyre bezhë.
Flokët e kapura gërsheta i kishte mbrapa kokës, kurse për makijazh shkoi me nuanca më të hapura.
Ky fotosesion vjen pas disa deklaratave të Kanye West, i cili pretendon se divorci mes dyshes nuk do të ndodhë.
Përndryshe dyshja janë në procedura gjyqësore për t’u ndarë, pasi kishin krisje të shumta në marrëdhënien e tyre.