Xhemi Shehu ka vendosur që të bëjë një ndryshim rrënjësor në look-un e saj.
Moderatorja ka hequr dorë nga biondja dhe ka lyer flokët ngjyrë portokall, por vetëm për pak ditë.
“Ndryshe nga shampo color kjo është një maskë që shërben për të hequr ‘fiksimet’ me ngjyrat. Del me 3-4 larje pa lënë njolla nëpër flokë,”- shkroi ajo, duke shpjeguar se do rikthehet sërish tek bjondia.
Ajo publikoi foto në rrjetet sociale për të treguar look-un e ri dhe krahas saj vendosi një emoji portokalli.
Dhe padyshim që flokët ngjyrë portokall i shkojnë shumë Xhemi Shehut, e cila mori komplimente të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat.