Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar, të cilët në dhjetor të vitit që lamë pas u bënë prindër për herë të parë.
Ata u bekuan me një bebushe të ëmbël, të cilën e pagëzuan me emrin shumë të veçantë, Poem Blu.
Dyshja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here ndajnë më ndjekësit e tyre momente nga përditshmëria.
Së fundmi, Sara ka publikuar në InstaStory një video së bashku me Ledrin teksa pijnë kafe.
“Hajde dalim për kafe, he said. It’ll be fun he said. Ledri Vula a ka gishti”, ka shkruar Sara me shaka teksa na ka kujtuar hallin e përbashkët të gjithave.