Ajo ka ndihmuar burrin e saj Justin Bieber të festojë suksesin e albumit të tij të ri Justice gjatë javës së kaluar.
Hailey Bieber u duk për mrekulli me stilin e saj të hënën kur vizitoi një sallon bukurie në West Hollywood.
Modelja 24-vjeçare dukej e freskët me stilin e viteve të 90-ta e cila kishte zgjedhur një palë xhinse duke e përputhur me xhaketë dhe me bluzën e zezë të cilën e kishte futur në xhinset e saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/30/auto_41096714-9416149-Safety_first_-m-61_16170587394061617133227.jpg)
Ajo kishte ngritur pantallonat lartë për të zbuluar çorapet e saj të bardha të markës Prada. Hailey duket se i ka shkurtuar flokët ndërsa vizitonte sallonin. Ajo hyri me flokët e lidhur mbrapa teksa doli me flokët e ndarë në mes dhe të lëshuara poshtë shpatullave.
Vajza e Stephen Baldwin bllokoi diellin me syze me ngjyrë të zezë dhe ajo bëri pjesën e saj për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit duke vendosur një maskë të gjelbër të errët.
Hailey përfundoi dukjen me një çantë lëkure të zezë të rrumbullakosur të cilën ajo e mbante nën krahun e saj kur mbërrinte dhe largohej nga salloni.
Ajo qëndroi e hidratuar dhe e shëndetshme duke pirë një lëng jeshil ndërsa u largua nga salloni.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/30/auto_41096712-0-image-a-35_16170535290031617133230.jpg)