Vetëm pak javë më pare, reperja e njohur, Tayna ka lancuar projektin e ri “WTF” që e solli në bashkëpunim me reperen britanike Ivoriana Doll.
Por, teksa po shijon suksesin e këngës së fundit, ajo tashmë ka nisur punën për surprizën e radhës dhe këtë e ka treguar përmes një postimi që ka bërë së fundi.
Tayna shfaqet nga studio, duke shijuar këngën e re, por që adhuruesit nuk e kanë dëgjuar ende.
“S’bon me ni ju hala, ama unë u kënaqa”, ka shkruar reperja duke mos dhënë më shumë detaje.