Më 24 mars aktorja Hilary Duff u bë nënë për herë të tretë, teksa së bashku me bashkëshortin Matthew Koma dhe dy fëmijët, mirëpritën në jetën e tyre bekimin e tretë të familjes.
Pak minuta më parë Duff ka publikuar foton e parë të vogëlushes, duke i zbuluar portretin e plotë.
Në shënim pranë saj tregon datën e lindjes së bashku me peshën dhe gjatësinë.

Aktorja dhe këngëtarja është gjithashtu nënë e një vajze dy vjeçare, Banks dhe e një djali 9-vjeçar, Luca.