Arnold Schwarzenegger i ka bërë të shpeshta daljet e tij me biçikletë.
Andaj, edhe ditën e djeshme (e enjte) ai është parë afër plazhit të Venecias.
73-vjeçari përkundër moshës aktivitetin e ka në rend të parë, ndërsa edhe posedon fizik të formësuar.

Veshja e tij ishte kryesisht e thjeshtë, duke shtuar edhe disa aksesorë, përfshirë edhe maskën mbrojtëse.
Afër tij Arnold kishte edhe një shoqërues, që i rrinte mbrapa me biçikletë.
Kujtojmë se ai u bë edhe gjysh për herë të parë në verën që lamë pas, teksa vajza e tij solli në jetë vajzën Lyra.
