Beatrix Ramosajn jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar deri në detaje dhe në formën më të mirë.
Mirëpo a jeni kuriozë të dini si dukej ajo në fëmijërinë e saj para se të bëhej e famshme?
Këtë na e ka zbuluar vetë këngëtarja teksa ka bërë publike në InstaStory një foto të sajën shumë vite më parë, krahas së cilës ka shkruar: “Trixa vogël”.
Beatrixi shfaqet me flokë të shkurtra dhe shumë ndryshe nga sot.
Kujtojmë se disa muaj më parë, Ramosaj u kthye me një këngë të re pas 3 vitesh shkëputjeje nga muzika. Mirëpo, ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte prania e Eugent Bushpepës në videoklip. Ose më saktë skenat e nxehta mes tyre.