Dua Lipa ka publikuar disa pamje nga momentet e preferuara.
Dua Lipa është njëra ndër femrat shqiptare më të suksesshme të momentit si në botën e muzikës po ashtu edhe në atë të biznesit.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale duke publikuar imazhe apo video të ndryshme nga karriera dhe jeta e përditshme.
Së fundmi Dua hyri në Instagram për të publikuar disa nga momentet më të preferuara të saja.
Këngëtarja u shpreh se i mungon koha kur zgjohej të shikonte lindjen e diellit me miqtë dhe familjen e saj.
Posti i saj në Instagram u pëlqye miliona herë dhe u mbush me komente pozitive nga fansat e saj.