Kur mundet, pse jo? Ndonjëherë (ose gjithmonë), Rihanna ia bën qejfin vetes me shpenzime të kripura siç ishte blerja e fundit.
Këngëtarja është shfaqur si një divë e vërtetë në daljen e fundit publike, teksa kishte veshur një palë xhinse me pendë në fund të tyre nga ‘Tom Ford’ për ‘Gucci’, që i kanë kushtuar sa qimet e kokës.
Doni të dini sa? Ok, po jua tregojmë. Xhinset e RiRi-t kanë kushtuar plot 15,462 dollarë!
Çmenduri apo jo? Epo, të jesh Rihanna kërkon shpenzime!
Këngëtarja njihet për jetën e saj të shtrenjtë, teksa së fundmi kanë qarkulluar në rrjet edhe pamje të rezidencës së saj 13.8 milionë dollarëshe në Beverly Hills.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/04/auto_rihanna-street-style-la-03-31-2021-3_thumbnail1617514918.jpg)