Këngëtarja njihet për paraqitjet e saj unike.
Duke u nisur nga stili në veshje, artistja shqiptare ka bërë një ndryshim në flokë.
Përmes imazheve të publikuara në storien e saj në Instagram ajo zbuloi stilin e ri të flokëve. Kida shihet se ka ngjyrosur flokët e saj bionde dhe i ka prerë ballukat.
Ndryshe, prera e ballukeve siç duket është duke u pëlqyer në vitin 2021 në estradën shqiptare pasi që shumica prej artisteve kanë publikuar imazhe me balluke të prera.
Theksojmë se, Kida është duke punuar për lansimin e projekteve të reja muzikore.
