Ada Deda, modelja e njohur shqiptare ose ndryshe, vajza e ish-deputetes shqiptare Albina Deda, ka qenë e ftuar në puntatën e radhës të #EXPULS.
Ada u bë pjesë e një kamera të fshehtë pak kohë më parë në #EXPULS me një situatë aspak të pakëndshme.
Ada gjendej para një interviste, përballë një vajze qe konsumonte kokainë, kamera e cila u censurua nga YouTube për shkak të përmbajtjes.
E pyetur nëse Ada ka konsumuar ndonjëherë në jetën reale kokainë, ajo me bindje tha jo.
Madje as substanca të tjera tha ajo, dhe nuk ka ndërmend t’i provojë.